Ganimete Musliu i drejtohet Kurtit me gjashtë pyetje

11 janar 2023 | 11:10

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka thënë se kryeministri Albin Kurti vazhdon të jetë qesharak në çdo postim që bën.

“Albin Kurti vazhdon të jetë qesharak në çdo postim të tij. Ai nuk hezitoj të marrë si meritë të tij punën profesionale e operacionale të Policisë së Kosovës. Meritat e Albin Kurtit në çështjet operacionale të Policisë së Kosovës janë zero”, ka shkruar Musliu në “Facebook”.

Duke marrë shkas nga postimi i Kurtit për sukseset në siguri, Musliu i është drejtuar kryeministrit me gjashtë pyetje që kanë të bëjnë me Policinë e Kosovës.

Postimi i plotë i Musliut:

Albin Kurti vazhdon të jetë qesharak në çdo postim të tij.

Ai nuk hezitoj të marrë si meritë të tij punën profesionale e operacionale të Policisë së Kosovës. Meritat e Albin Kurtit në çështjet operacionale të Policisë së Kosovës janë zero.

Tani unë do t’i parashtroj Albin Kurtit gjashtë pyetje publike që kanë të bëjnë me Policinë e Kosovës:

1. Pse nuk e emëroni drejtorin e përgjithshëm të Policisë së Kosovës? (janë bërë më shumë se katër muaj pa drejtor).

2. Pse katër mbledhje radhazi në Komisionin për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes ka dështuar votimi në parim i Projektligjit për pensionet e zyrtarëve policorë të Policisë së Kosovës dhe punonjësve të Inspektoratit Policor të Kosovës me autorizime policore ( me urdhër të Albin Kurtit, deputetët e LV-së anëtarë të këtij komisioni nuk kanë marrë pjesë në votim. Përjashtim bën deputeti Fatmir Humolli nga LVV që ka votuar për.)

3. Pse Policia e Kosovës që tri vjet nuk ka blerë çizme për policët?

4. Pse që pesë vjet nuk janë blerë uniforma për Njësinë Speciale, e ata pjesëtarë kësaj njësie i keni mbajtur me nga tri javë ditë atje në veri? Ata policë e kanë nga një uniformë, nëse i bëhet me lloç, lagen nga kushtet atmosferike apo gërvishën duhet me e pastruar atë dhe me përdorë të njëjtën.

5. Sa është numri i policëve që po e braktisin shërbimin në polici?

6. Sa policë të Policisë së Kosovës bëjnë punë sekondare për të mbajtur familjen?

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në mesjavë, përkatësisht të mërkurën (sot), do të zhvillohen dy…