Zëdhënësja e LDK-së: Për të mbuluar paaftësinë në qeverisje, LV-ja i është rikthyer propagandës

11 janar 2023 | 13:53

Zëdhënësja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Sibel Halimi, ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje i është kthyer zakonit të propagandës sa herë që duhet të jap përgjegjësi ndaj qytetarëve për paaftësinë në qeverisje.

Gjatë një konferencë për media, Halimi është shprehur se partia në pushtet është duke u marrë me propagandë në vend se të ofrojë zgjidhje për problemet me të cilat po ballafaqohen qytetarët.

“Në sfidat që po kalojmë partia në pushtet po merret me propagandë në vend se të ofrojë zgjidhje për problemet me të cilat po ballafaqohen qytetarët tanë. Dje ishim dëshmitarë se si pushteti që i ka krejt ju kthye zanatit të vet si i vetmi mjet të artikulimit të vet politik. Propaganda e partisë në pushtet vazhdimisht i kthehet të kaluarës për t’i ikur përgjegjësive dhe ta mbulojë paaftësinë qeverisëse – mungesën e rezultateve të partisë në pushtet më së miri e përjetojnë qytetarët tanë në përditshmërinë e tyre”, ka thënë Halimi.

Halimi ka pasur kritika për qeverinë edhe për krizën ekonomike, duke thënë se e kanë ngulfatur ekonominë me inflacionin më të lartë në Evropë dhe me rritjen më të madhe të importit nga Serbia.

“Kur flasim për ekonominë, shifrat flasin ndryshe pasi për gjatë dy vjetëve kemi pasur vetëm ngecje. Ekonomia është ngulfatur dhe vetëm 9 për qind të buxhetit për investime kapitale është shfrytëzuar që i bie se janë 700 milionë euro më pak në qarkullim vlera e të cilave po humbet çdo ditë. Po ashtu kemi inflacion prej 20 për qind që është ndër më i larti në Evropë, si rezultat i mosveprimit të qeverisë sot produktet ushqimore janë dyfishuar në çmim për dallim nga viti i kaluar ndërsa propozimet e LDK-së kundër inflacionit janë hedhur poshtë. Gjatë qeverisjes së tyre më së shumti ka pasur rritje të importit nga Serbia prej 370 milionë euro”, është shprehur Halimi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Artistja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, mori pjesë në…