Rihanna shkëlqen në ceremoninë vjetore “Golden Globes”

11 janar 2023 | 14:25

Rihanna shkëlqeu si një diamant në ceremoninë vjetore “Golden Globes” të martën mbrëma në Los Angeles.

Rihana u duk tejet joshëse me një fustan të zi prej kadifeje dhe stoli voluminoze nga Schiaparelli Haute Couture dhe me një gjerdan dhe vathë diamanti Cartier dhe po ashtu me një stil unik të flokëve.

Bukuroshja nga Barbadosi u shfaq me një grim më të thjeshtë, duke zgjedhur një shkëlqim të lehtë për buzë.

Ikona e popit, e kthyer gjithashtu në një sipërmarrëse të suksesshme, ishte e shoqëruar nga i dashuri i saj, reperi ASAP Rocky.

Themeluesja e “Fenty Beauty” ka qenë e rezervuar dhe e zënë gjatë kësaj kohe për shkak të përgatitjeve për performancën e saj në “Super Bowl”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
“Gardiani” Agron Kolaj është përforcimi i radhës nga FC Prishtina.…