Zelensky: Ukraina duhet ‘të jetë gati’ në kufirin me Bjellorusinë

11 janar 2023 | 16:33

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka thënë se Ukraina duhet “të jetë gati” në kufirin e saj me Bjellorusinë.

Javën e kaluar, Ministria bjelloruse e Mbrojtjes, ka thënë se Moska dhe Minsku kanë forcuar grupimin e tyre të përbashkët ushtarak në Bjellorusi me armë, ushtarë dhe pajisje të specializuara, shkruan “Skynews”.

Ekspertët perëndimorë besojnë se Rusia po shtyn që Bjellorusia të hyjë drejtpërdrejt në luftë dhe Kievi ka paralajmëruar se Moska mund të përpiqet të përdorë Bjellorusinë për të nisur një pushtim të ri tokësor të Ukrainës nga veriu.

Gjatë një vizite në rajonin Lviv në Ukrainën perëndimore të mërkurën, Zelensky ka diskutuar mbrojtjen e kufirit dhe situatën e sigurisë në vend.

“Ne diskutuam mbrojtjen e kufirit shtetëror, situatën operacionale në kufirin me Republikën e Bjellorusisë dhe masat kundër-subversive në këto territore. Ne e kuptojmë se përveç deklaratave të fuqishme, nuk shohim asgjë të fuqishme atje, por megjithatë duhet të jemi të gatshëm si në kufi ashtu edhe në rajone” ka thënë Zelensky.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Moderatorja dhe këngëtarja e njohur shqiptare, Luana Vjollca, ka qenë…