Nuk përjashtohet mundësia e një kontrate të përjetshme e Hernandezit me Milanin

11 janar 2023 | 16:40

Agjenti i Theo Hernandez, Manuel Garcia Quilón ka dhënë mendimin e tij rreth të ardhmes së mbrojtësit të Milanit.

“Çdo lojtar ka një ekip në të cilin gjen habitatin e tij, identitetin e tij. Që kur mbërriti në Milano, Theo është ndjerë mirë dhe është pritur mirë nga i gjithë ambienti. Ai është rritur shumë në ‘San Siro’, është shumë i lumtur me qytetin dhe klubin. Nëse skuadra vazhdon të rritet siç po bën ai, nuk e përjashtoj që ai të ketë dëshirë të qëndrojë përgjithmonë aty. Në futboll nuk dihet kurrë se çfarë mund të ndodhë”, ka thënë Hernandez.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka thënë se Ukraina duhet “të…