Prishtina fiton miqësoren ndaj Trepçës ’89

12 janar 2023 | 10:46

FC Prishtina e ka nisur vitin 2023 me fitore duke e mundur në një ndeshje miqësore Trepçën ’89 me rezultat 3:0.

Në duelin në fjalë të zhvilluar të mërkurën në stadiumin e Flamurtarit në Prishtinë, skuadra kryeqytetase shkëlqeu me gola e aksione të bukura.

Golin e parë në ndeshje e shënoi Mërgim Pefqeli në minutën e 22-të. Ardhja e re në ekip, Jalen Blesa, e dyfishoi epërsinë në 2:0 me golin e realizuar në minutën e 34-të.

Prishtina në këtë pjesë e shënoi dhe një gol me anë të Arlind Dobroshevcit në minutën e 73-të. Kjo është miqësorja e fundit e Prishtinës para udhëtimit në Turqi më 14 janar ku do ta vazhdojë fazën përgatitore për dy javë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mevlude Krasniqi, shpall të pavlefshme dëftesat e klasës -I, II,…