Presidenti i Shqipërisë pret në takim Ali Ahmetin

11 janar 2023 | 19:00

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka përshendetur rolin e rëndësishëm të shqiptarëve dhe të partive politike shqiptare për stabilitetin e Maqedonisë së Veriut, në një takim që ka zhvilluar sot me kryetarin e Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti dhe me zëvendëskryeministrin e parë dhe ministrin për Sistemin Politik dhe Marrëdhëniet Ndërmjet Bashkësive të Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi.

“Gjatë këtij takimi, vlerësova zhvillimet pozitive që kanë ndodhur në marrëdhëniet ndëretnike mes shqiptarëve dhe maqedonasve. Është shumë e rëndësishme që faktori politik shqiptar në vendin fqinj të vijojë të kontribuojë në këtë drejtim. Vetëm duke kontribuar të gjithë në këtë drejtim, do të mund të adresohen më mirë të gjitha problematikat me të cilat përballen shqiptarët në Maqedoninë e Veriut”, ka shkruar Begaj në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Përleshjet mes të burgosurve në qendrat korrektuese në vendin tonë…