16-vjeçari qëndroi dy javë në hotel, s’pagoi asnjë cent
11 janar 2023
| 20:46
Të martën, një 16-vjeçar është arrestuar në Prizren nën dyshimin se ka mashtruar pronarin e një hoteli, duke mos paguar qëndrimin në të. Vlera e dëmit është 1,600 euro.
Sipas Albert Gjonajt, pronar i hotelit i cili gjendet në qendër të Prizrenit, i dyshuari ka qëndruar për dy javë të plota në një nga dhomat më të mira të hotelit, ka ngrënë e ka pirë dhe ka marrë para kesh nga ai, dhe në fund është larguar pa paguar.