Argjent Jahiri zgjedhet kryetar i Rinisë Demokratike të Podujevës

11 janar 2023 | 21:24

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Degës në Podujevë, njëherësh deputet i Kuvendit të Kosovës, Isak Shabani, përmes llogarisë së vet në “Facebook” ka njoftuar se në Podujevë është mbajtur Kuvendi Zgjedhor i Rinisë Demokratike dhe kryetar i të rinjëve të kësaj partie është zgjedhur ekonomisti Argjent Jahiri.

“Pas një periudhe intenzive dhe mjaft produktive, të punës së palodhshme të Rinisë Demokratike, dega në Podujevë, finalizuam platformën zgjedhore, me zgjedhjen e kryetarit të Rinisë Demomokratike, Argjent Jahiri, Master në Ekonomi”, ka shkruar Shabani.

Njoftimi i plotë i Isak Shabanit:

Sot u mbajtë Kuvendi zgjedhor i Rinisë Demokratike të PDK-së, dega në Podujevë!

Pas një periudhe intenzive dhe mjaft produktive, të punës së palodhshme të Rinisë Demokratike, dega në Podujevë, finalizuam platformën zgjedhore, me zgjedhjen e kryetarit të Rinisë Demomokratike, Argjent Jahiri, Master në Ekonomi.

Me  prezencen tyre na nderuan zyrtarët  e lartë nga qendra, Uran Ismaili, Bajrush Xhemaili, Eliza Hoxha dhe Floretë Zejnullahu të cilët i falenderojmë për mbeshtetjen e vazhdueshme.

Gjatë kësaj periudhe interesimi për tu bërë pjesë e Rinisë Demokratike ishte i madh. Ky fakt tregon për besimin e të rinjëve në PDK dhe mundësitë që i ofron PDK për tu bërë pjesë aktive dhe vendimmarrëse.

Rinia asnjëherë nuk duhet të shihet si numer! Rinia janë baza për shtet-ndërtim dhe rritjen e Kosovës.

Të rinjët janë shtresa më e madhe dhe më e rëndësishmja për zhvilllimin e Kosovës në të gjitha fushat. Kurse PDK subjekti i cili ofron këtë mundësi!

PDK, si ide, që nga themelimi i saj, ka qenë e bazuar në të rinjtë, duke përfshirë lidershipin e saj!

PDK është adresa për veprim dhe përgjegjësi në vendimmarrje.

PDK po zgjerohet çdo ditë!

Urime kryetarit Jahiri dhe gjithë aktivistëve tjerë!

Suksese!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këshilltari i lartë i Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet,…