Partneriteti ndërmjet ShBA-së dhe Kosovës është i fuqishëm

12 janar 2023 | 08:35

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, Jeffrey Hovenier, ka thënë sot se partneriteti ndërmjet ShBA-së dhe Kosovës është i fortë.

Hovenier në një postim në “Twitter” shkruan se ishte i nderuar të priste në vizitë në Kosovë këshilltarin e Departamentit të Shtetit, Derek Chollet.

“I kënaqur që mirëpritëm këshilltarin e Departamentit të Shtetit, Derek Chollet dje në Kosovë. Partneriteti ynë me Kosovën është i fortë. Ndërsa ishte këtu, Chollet takoi disa liderë politikë, përfaqësues të qeverisë dhe shoqërisë civile si dhe gazetarë”, shkruan Hovenier.

Të mërkurën për vizitë në Kosovë ishte këshilltari i lartë amerikan, Derek Chollet.

Ai u takua me presidente Vjosa Osmani, kryeministrin Albin Kurti, liderët e partive opozitare, ata të Listës serbe e shoqërisë civile.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nga: Lumo Skëndo (pseudonimi i Mid’hat Frashërit, botuar në “Diturija”, në…