Kurti udhëton për në Austri

12 janar 2023 | 10:54

Kryeministri Albin Kurti ka udhëtuar sot për vizitë zyrtare në Austri.

Në orën 12:00, me ceremoni zyrtare, kryeministri Kurti do të mirëpritet nga kancelari i Austrisë, Karl Nehammer për një takim bilateral.

Pas takimit bilateral planifikohet të ketë një konferencë të përbashkët për media.

Gjatë qëndrimit njëditor në Vjenë, Kurti po ashtu do të marrë pjesë në diskutimin me temë “Ballkani Perëndimor: pjesë qendrore e paqes së qëndrueshme në Evropë” të organizuar nga Akademia Diplomatike e Vjenës, Instituti Austriak për Politika Evropiane dhe të Sigurisë dhe Ambasada e Republikës së Kosovës në Austri.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
ShSKUK-ja ka bërë të ditur se ka liruar nga detyra…