Krasniqi: Raporti i HRW-së, tregues që Kurti abuzoi me të drejtat elementare të qytetarëve

12 janar 2023 | 11:26

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi ka reaguar pas publikimit të raportit Human Rights Watch për Kosovën.

Në raport përmenden vrasjet e grave, kërcënimet ndaj gazetarëve si dhe diskriminimi ndaj komuniteteve të margjinalizuara.

Për këtë Krasniqi e ka fajësuar Qeverinë e Kosovës, duke thënë se janë duke keqqeverisur dhe kanë “shkaktuar” pasiguri sociale.

“Kaosin, mungesën e kompetencës, keqqeverisjen dhe pasigurinë sociale e politike të krijuar gjatë vitit 2022 në vendin tonë,  e ka evidentuar edhe raporti i fundit për Kosovën i organizatës Human Rights Watch”.

“Dhuna dhe vrasjet e grave, kërcënimet e gazetarëve nga zyrtarë institucionalë e diskriminimi i të gjitha komuniteteve të margjinalizuara, dëshmojnë detajisht paaftësinë e kësaj qeverie”.

“Shpërfaqja e mungesës elementare të përgjegjësisë institucionale në vitin e kaluar, është tregues i qartë se çfarë i pret qytetarët e Kosovës edhe këtë vit nga kjo Qeveri: Abuzim me të drejtat e tyre elementare”, shkruar Krasniqi në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qeveria e Kosovës tha se nuk synon të përjashtojë asnjë…