Aston Villa e dëshiron Henryn trajner

24 korrik 2018 | 14:32

Ish-kampioni botëror dhe evropian me Francën, në vitet 1998 dhe 2000, Thierry Henry, tash asistent i trajnerit të Belgjikës, Roberto Martinez, mund të bëhet trajner i ri i Aston Villa. “Daily Star” e zbulon këtë.

Ish-sulmuesi francez, i cili ka veshur fanellën e Arsenalit për vite në Premier Ligë, tashmë është kontaktuar joformalisht nga klubi i Birminghamit, raporton “Telesport”.

Megjithatë, para se të angazhojë francezin e njohur në drejtim, Aston Villa, një ekip që luan në Premiership, do të duhet të zgjidhë kontratën me trajnerin e vet aktual, Steve Bruce.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Agjencia për Zhvillimin e Bujqësisë, e cila funksionon në kuadër…