Nehammer: Austria e gatshme të dërgojë trupa shtesë në Kosovë

12 janar 2023 | 22:10

Kancelari i Austrisë, Karl Nehammer, tha se shteti i tij është i gatshëm të dërgojë trupa shtesë në Kosovë, në kuadër të misionit të NATO-s, KFOR, nëse një gjë e tillë i kërkohet zyrtarisht nga aleanca ushtarake perëndimore.

Gjatë një konference të përbashkët për media me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, Nehammer tha se shteti i tij ka numrin më të madh të trupave në KFOR nga shtetet që nuk janë pjesë e NATO-s, duke shtuar se përkrahin idenë e Kosovës për trupa shtesë.

“Ne mbështesim thirrjen e Kosovës për rritje të trupave për siguri më të madhe dhe do të jemi të gatshëm që të ofrojmë trupa mbështetëse nëse KFOR-i na e kërkon këtë gjë, sepse është me rëndësi të dihet që edhe komunitetet e ndryshme pajtohen me praninë e KFOR-it. Pra, jemi plotësisht të bindur dhe të gatshëm që të ofrojmë më shumë trupa nëse kjo kërkohet zyrtarisht nga NATO-ja, nga KFOR-i”, tha ai.

Aktualisht, në Kosovë janë 232 trupa austriake kuadër të KFOR-it.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Anisa Bahiti Më në fund Tirana zyrtare, nëpërmjet Kryeministrit të…