Ndërron jetë profesori dhe luftëtari i UÇK-së Sabahajdin Cena

13 janar 2023 | 10:14

Ka ndërruar jetë profesori Sabahajdin Cena. Lajmin e ka bërë me dije kryetari i komunës së Rahovecit, Smajl Latifi.

“Kur bien lisat e mëdhenj trandet edhe mali e fusha. Njeriun që nuk u ndal për asnjë moment duke punuar, luftuar e shkruar, e paska rrëzuar sëmundja e rëndë”, ka shkruar Latifi në “Facebook”.

“I bëri jehonë luftës së lavdishme të popullit shqiptar me emblemën e UÇK-së në krye. Prof. dr. Sabahajdin Cena u bë një me luftën çlirimtare duke u bërë kronisti i kësaj historie të lavdishme në trojet shqiptare e më gjerë. Emri i tij do të gdhendet me shronja ari, ndërsa kronikat e tij për UÇK-në do të vazhdojnë të bëjnë jehonë në histori. Lavdi e nderim për njeriun e pushkës e të penës, profesor dr. Sabahajdin Cena! Ngushëllime familjes së ngushtë, farefisit, bashkëluftëtarëve dhe të gjithë atyre që ndjejnë dhembje për humbjen e prof. dr. Sabahajdin Cena!”, ka shkruar Latifi.

Kryetari i komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, pati emëruar Sabahajdin Cenën këshilltar për kategoritë e dala nga lufta e UÇK-së.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Stomatologu nga Gjilani, Rasim Sefiu ka ndërruar jetë papritmas në…