Ngjarje e dhimbshme për familjen Sejdijaj, ky është burri që u gjet pa shenja jete në banesën e tij

14 janar 2023 | 11:09

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e djeshme në një banesë në Fushë Kosovë ku një burrë u gjet pa shenja jete dhe ende nuk dihen rrethanat në të cilat ka vdekur.

Ky rast ka tronditur familjen Sejdijaj të cilët të pikëlluar kanë marrë lajmin për vdekjen e 63-vjeçarit raporton Sinjali.

Sinjali mëson se vdekjen e Agim Sejdijaj e ka konfirmuar ekipi i mjekëve që ka dalë në vendin e ngjarjes.

Burimet nga Emergjenca kanë bërë të ditur se rasti është zbuluar pasi mbesa e viktimës e njoftoi Policinë se daja i saj tashmë i ndjerë nuk ishte përgjigjur në telefonatat e saj dhe i njëjti jetonte i vetëm.

Si rezultat i denoncimit, Policia e gjeti 63-vjeçarin të shtrirë në dhomë, pa shenja jete në banesën e tij. Në vendin e ngjarjes ka dalë menjëherë edhe Autoambulanca, me ç’rast vdekjen e viktimës e ka konfirmuar ekipi i mjekëve që ka dalë në vendin e ngjarjes.

Ajo që dihet deri më tani është se me urdhër të Prokurorit të Shtetit, është iniciuar rasti “Hetim mbi vdekjen” për t’u zbardhur rrethanat në të cilat ka ndodhur ngjarja.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në vend pritet që të hapen 300 vende të reja…