Kurti emëron dy zëvendësministra

14 janar 2023 | 11:12

Kryeministri Albin Kurti ka emëruar sot Nenad Stanojeviq, zëvendësministër për Ekonomi, si dhe Lazar Raduloviq zëvendësministër për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural në Qeverinë e Republikës së Kosovës.

Kryeministri Kurti i uroi për detyrën dhe përgjegjësitë e reja institucionale në Republikën e Kosovës.

Në takim ishin të pranishëm edhe ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci si dhe ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Familja e Lisa Marie Presley thuhet se nënshkroi një urdhër-mos-reanimim…