Klubi i Serie A shkarkon trajnerin

15 janar 2023 | 11:29

Cremonese ka shkarkuar zyrtarisht trajnerin Massimiliano Alvini pas një fillimi të dobët në sezonin e Serie A.

Vendimi dukej i pashmangshëm pas humbjes së sotme 3-2 në shtëpi ndaj skuadrës së ngjitur këtë edicion Monza.

Shtatë barazime dhe 11 humbje nuk mjaftojnë për Alvinin që të qëndrojë në krye të skuadrës, ndaj klubi po kërkon një teknik të ri.

Klubi i besoi Alvinit më shumë sesa pritej, duke pasur parasysh se Cremonese nuk arriti të menaxhonte një fitore të vetme në Serie A në gjysmën e parë të sezonit.

Për më tepër, ky ekip nuk kryesoi për asnjë minutë në Serisë A, diçka që nuk u arrit që nga koha e Anconas në 2003-04.

Raportohet  se Cremonese ka kontaktuar me Davide Ballardinin për pankinën, por ish-trajneri i Genoas ende nuk ka rënë dakord për kushtet.

Alternativa të tjera për këtë rol përfshijnë ish-trajnerin e Sampdoria dhe Parma, Roberto D’Aversa.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit