Hakif Bajrami: Lulëkuqja është simbol i lirisë, produkt i gjakut dhe i luftës së drejtë të UÇK-së

15 janar 2023 | 12:05

Profesori i njohur i historisë, Hakif Bajrami, i ka dhënë mbështetje kërkesës që lulëkuqja të njihet si simbol i gjenocidit në Kosovë.

Ai ka thënë se kjo iniciativë duhet të materializohet me ligj nga Kuvendi i Kosovës.

Në një intervistë për “Epokën e re”, Bajrami ka thënë se lulëkuqja është simbol i lirisë dhe i luftës së drejtë të UÇK-së.

“Në bazë të asaj që e kam parë në shkrime më ka pëlqyer shumë iniciativa e Bardhyl Mahmutit që lulëkuqja të jetë një simbol i gjenocidit ndaj shqiptarëve. Pas kësaj i kam shkruar Bardhylit, sepse kam korrespodencë më të, dhe ai e kishte botuar qëndrimin tim në mbështetje të lulëkuqes. Pavarësisht kësaj, mendoj se kjo qasje nuk është bash e lehtë, pra është shumë e komplikuar, sepse duhet të bëhet ligji mbi gjenocidin ndaj shqiptarëve. Atë ligj duhet ta debatojnë komisionet shkencore e pastaj ato parlamentare dhe të dërgohet në Kuvend për shqyrtim dhe miratim. Qeveria nuk duhet të merret me këtë çështje sepse qeveria nuk bën ligje. Ai ligj nuk duhet të jetë i gjatë, por duhet të jetë shumë i shkurtër, me 4-5 nene taksative dhe kjo çështje të përfundojë me aprovimin e Kuvendit të Republikës së Kosovës”.

“Fillimisht kjo iniciativë duhet të dërgohet në Kuvendin e Kosovës dhe kur ta aprovojë Kuvendi ajo del në gazetën zyrtare ku nënshkruhet nga presidentja dhe në këtë mënyrë bëhet dokument shtetëror obligativ. Simbolika e lulëkuqes me rrotë të kuqe e vitit 1916 nuk ka të bëjë me ne sepse atë e kanë pasur edhe romakët. Por, lulëkuqja me katër petale është simbol se liria e Kosovës është produkt i gjakut dhe luftës së drejtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. E tash këtu, një pjesë e partive politike janë duke hezituar”, ka theksuar Bajrami.

Profesor Bajrami ka thënë se Serbia duhet të përgjigjet për 14 mijë shqiptarët e vrarë në luftën e fundit, për 20 mijë femrat e dhunuara, për rrënimin e 120 mijë shtëpive dhe për 600 varrezat masive.

Intervista e plotë ?

https://www.epokaere.com/interviste-me-historianin-hakif-bajrami-lulekuqja-te-behet-me-ligj-simbol-i-gjenocidit-ne-kosove/

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka…