![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2023/01/blerim-reka.webp)
Ambasadori Reka përkrah kërkesën që lulëkuqja të bëhet simbol i përkujtimit të gjenocidit
15 janar 2023
| 15:50
Dr. Blerim Reka është profesor i njohur universitar dhe një nga juristët më të mirë.
Në një postim në rrjetin “Facebook” si dhe në komunikim me drejtuesit e Qendrës, e ka përkrahur kërkesën që Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur” ia ka drejtuar institucioneve të Kosovës, që lulëkuqja me katër petale të bëhet simbol i përkujtimit të gjenocidit në Kosovë.
Duke e shpërndarë lulëkuqen në postimin e tij ai ka shkruar: “Reçaku: dhimbje dhe lavdi. Gjenocidi nuk harrohet!”.
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur” e falënderon profesorin Dr. Blerim Reka për këtë përkrahje të rëndësishme.