Voziti tri herë më shumë se shpejtësia e lejuar, 500 euro gjobë dhe një vit konfiskim i patentëshoferit

16 janar 2023 | 11:40

Një personi i është konfiskuar patentë shoferi për një vit dhe i janë shqiptuar 500 euro gjobë, si dhe i janë vendosur pesë pikë negative, pasi i njëjti ka vozitur 125 kilometra në orë, në një zonë kur shpejtësia e lejuar është 40 kilometra në orë.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, apelon vozitësit që të i respektojnë normat dhe ligjet e trafikut rrugor, po ashtu inkurajon mediet dhe qytetarët që për të gjitha kundërvajtjet që mund të shkaktohen në komunikacion të njoftojnë stacionin më të afërm të policisë, apo përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë”, e-mail: [email protected]  dhe numrat kujdestarë: 192; +385 45 04 70 01.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shpesh i shohim të famshmit si njerëz që duken gjithmonë…