Haradinaj: Punën e mirë të Smajl Latifit e vlerësojnë institucionet vendore e ndërkombëtare
16 janar 2023
| 12:27
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, është takuar me kryetarin e Rahovecit, Smajl Latifi, me të cilin kanë biseduar për qeverisjen lokale në këtë komunë.
“Sot, kisha nderin që të takoj kryetarin Latifi dhe ekipin e tij të suksesshëm, të cilët po na bëjnë krenarë me sukseset e arritura, duke dhënë shembullin e një qeverisjeje të mirë në dobi të qytetarit”, ka shkruar Haradinaj në “Facebook”.
Ai ka thënë se institucionet më kredibile, si vendore e ato ndërkombëtare tanimë vlerësojnë punën e mirë të kryetarit Smajl Latifi, në transparencë dhe në efikasitet në qeverisje.
“Kjo performancë e mirë në qeverisje nuk është rastësi, pasi që Rahoveci shquhet për traditën dhe njerëzit e saj të devotshëm ndaj punës”, ka theksuar Haradinaj.