Çitaku, Gërvallës: Martin Berishaj menjëherë duhet të kthehet në Kosovë

16 janar 2023 | 12:32

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka komentuar deklaratën e ministres së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, e cila tha sot se nuk mund të shkarkohet Martin Berishaj duke u bazuar në spekulime.

Çitaku ka shkruar në “Facebook” se Martin Berishaj duhet të kthehet në Kosovë dhe të përballet me drejtësinë.

“Shkarkimi nuk mjafton, Ministre! Miliona euro në kesh nuk janë fjalë. Martin Berishaj duhet të kthehet në Kosovë dhe të përballet me drejtësinë. Menjëherë”, ka shkruar Çitaku.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Autoritetet e Xhamajkës kanë sekuestruar kokainë me vlerë rreth 80…