Nadali e nis me fitore, kualifikohen edhe Gauff, Sakkari e Raducanu

16 janar 2023 | 12:32

Ka nisur grand slam i Australian Open në tenis, teksa në Melburn janë luajtur ndeshjet e para për meshkuj e femra të raundit të parë. Kampioni në fuqi, spanjolli Rafael Nadal, e nisi me fitore aventurën e tij, duke mundur 3-1 (7-5, 2-6, 6-4, 6-1) britanikun Jack Draper.

Fiton edhe polaku Hubert Hurkacz (numri 10 në botë), që mposhti 3-0 spanjollin P.Martinez. Nuk zhgënjen italiani Jannik Sinner, që mundi 3-0 britanikun Edmund, ndërsa kanadezi Denis Shapovalov, eliminoi 3-1 serbin Lajoviq. Në raundin e dytë avancojnë edhe rusi Karen Khachanov e amerikanin Sebastian Korda.

Te femrat, tenistja amerikane Coco Gauff, mundi 2-0 (6-1, 6-4) çeken K.Siniakova, ndërsa grekja Maria Sakkari eliminoi kinezen Yan, duke fituar 2-0 (6-1, 6-4). Në raundin e dytë avancojnë edhe amerikanet Jessica Pegula, Daniele Collins e Sophia Kenin.

Me sukses e nis këtë aventurë edhe britanikja Emma Raducanu, që mundi 2-0 gjermanen Korpatasch, ndërsa çekja Barbora Krejcikova eliminoi patrioten e saj Bejlek. Kualifikohen edhe kanadezja Bianca Andreescu, estonezja Julia Ostapenko e çekja Petra Kvitova

 

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka komentuar deklaratën e ministres…