Murati: Reforma e skemave sociale dhe pensionale është e domosdoshme

16 janar 2023 | 13:20

Ministri i Financave, Hekuran Murati,  ka thënë se reforma për skemat sociale dhe pensionale është e domosdoshme.

Ai ka bërë me dije se kjo reformë është e nënshkruar nga Qeveria e Kosovës me Bankën Botërore. Në këtë kontekst, Murati ka kërkuar që kjo reformë të jetë ndër punët e para të qeverisë.

“Reforma e skemave sociale dhe pensionale është e domosdoshme. Kjo reformë mundësohet nga marrëveshja që ne si qeveri kemi nënshkruar me Bankën Botërore, marrëveshje e cila tashmë ka muaj që pret dritën e gjelbër nga Kuvendi i Republikës. Shpresoj që një nga punët e para që do të bëjë Kuvendi në sesionin e ri, të jetë ratifikimi i kësaj marrëveshjeje”, ka shkruar në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në takim krye…