Hoti: A kemi politikë të jashtme apo jo?

16 janar 2023 | 22:00

Ish-kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti, ka reaguar pas tërheqjes së njohjes nga ana e Togos.

Hoti me këtë rast pyeti se a ka Kosova politikë të jashtme apo jo?

Gjithashtu ai shtroi edhe pyetje të tjera drejtuar kryeministrit Albin Kurti, presidentes Vjosa Osmani.

“A kanë qenë në dijeni për këtë veprim të Togos dhe çfarë kanë bërë për ta parandaluar? Cili është niveli i koordinimit me aleatët kryesorë për të parandaluar tërheqjet e njohjeve dhe për të siguruar njohje të reja? A kemi politikë të jashtme apo jo?”, pyeti Hoti.

Sot gjatë ditës Robert Dussey, ka njoftuar se zyrtarisht shteti që ai përfaqëson nuk e njeh Kosovën, por vetëm Serbinë.

Togo e kishte njohur Kosovën në vitin 2014-të.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Punëve të Jashtme, Integrimit Rajonal dhe Diasporës i…