Hasani: Asociacioni, presion politik i Serbisë

16 janar 2023 | 22:04

Ish-deputeti Nait Hasani ka thënë se asociacion etnik në Kosovë nuk duhet të ketë në asnjë formë.

Hasani ka thënë se serbët e Kosovës vazhdimisht janë diskriminuar pozitivisht.

“Fillimi i dialogut teknik ka qenë një nga presionet e bashkësisë ndërkombëtarëve që të ulemi dhe të krijojmë raporte më të mira. Ne kemi krijuar forma të organizimit më të mirë, janë diskriminu pozitivisht, vetëm e vetëm që hajdeni të ecim përpara”, ka thënë Hasani në “ResPublika” në Tëvë 1.

Tutje ka shtuar se ata po manipulohen nga Serbia.

“Serbët e Kosovës janë qytetarët të cilët i ka manipuluar dhe do t’i manipulojë Serbia përderisa nuk e dinë se ku do po jetojnë. Përderisa nuk kthehen me mendje dhe me trup nga Prishtina, ata do të jenë të manipuluar”, ka shtuar ai.

I pyetur për Asociacionin ai ka thënë se ai assesi nuk duhet të jetë njëetnik.

“A do të realizohet apo jo është çështje e qeverive. Varianti më i mirë ka qenë kur Gjykata Kushtetuese ka thënë se në 24 pika marrëveshja e Asociacionit nuk është e përshtatshme, nuk ka përputhshmëri me legjislacionin e Kushtetutën.  Pikat thotë të hiqen e të përmirësohen”, ka shtuar Hasani.

Hasani ka shtuar se themelimi i asociacionit etnik është tendencë e Serbisë që të ketë ndikim në Kosovë.

“Nuk është me rëndësi sa komuna do t’i mbledhë. Ne kemi Asociacion, serbët kanë qenë pjesë e asociacionit. Ky është presion politik i Serbisë që me pasë një mashë për me destabilizu Kosovën sa herë që të ka nevojë”, ka shtuar ish-deputeti.

“Nëse kemi një asociacion etnik cili është rregullimi i Kosovës. Kosova nuk është vetëm shtet i shqiptarëve sipas Kushtetutës, por është i të gjithëve”, ka deklaruar Hasani.

Ish-ambasadori ka thënë se Kosova e ka asociacionin e komunave që avokon problemet që ato mund t’i kenë

“Ne mund të krijojmë asociacione, janë shoqatat e ndryshme që mbrojnë të drejtat e komuniteteve të caktuara. Ne kemi Asociacionin e Komunave që prezanton vazhdimisht, nene ose paragrafe që duhet të përmirësohen sa i përket kompetencave të komunave”.

“Tash a shkon një Komunë e Prishtinës me 600 mijë banorë me një Komunë të Parteshit me 2 mijë banorë. Cila është barabartësia e kryetarëve?”, ka pyetur Hasani.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti, ka reaguar pas tërheqjes së…