Haradinaj pret në takim Ramadanin, diskutojnë për procesin e tranzicionit të FSK-së

25 korrik 2018 | 10:25

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, ka pritur sot për një vizitë zyrtare zëvendësministrin e Ministrisë së Forcës së Sigurisë së Kosovës, Burim Ramadanin.

Haradinaj ka bërë të ditur se është informuar nga Ramadani, për kampanjën e delegacionit të Qeverisë së Kosovës në shtetet partnere të vendit të tonë për tranzicionin e FSK-së.

“Prita në takim zëvendësministrin e MFSK-së, Burim Ramadani, nga i cili u njoftova për kampanjën informuese të delegacionit të Qeverisë në shtetet partnere të vendit tonë për tranzicionin e Forcës së Sigurisë së Kosovës. Procesi i tranzicionit është në koordinim të plotë me aleatët tanë strategjikë. Kosova është e gatshme të kontribuojë për siguri në rajon e më gjërë”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur sot në takim,…