Haradinaj s’e ndal vajin e burrit

17 janar 2023 | 08:14

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, është parë duke kënduar në një ndejë.

Deçanasi u është bashkëngjitur disa djemve gjatë këndimit.

Ky moment është publikuar në TikTok.

Haradinaj disa herë ia ka dhënë këngës nëpër studio televizive. Pavarësisht se është kritikuar disa herë për këtë veprim, Haradinaj edhe sot vazhdon të këndojë secilën herë që i jepet rasti.

Përndryshe, “Hiti i tij” më i njohur është kënga “Kah po shkon moj zanë”, këngë të cilën e kishte kënduar edhe gjatë luftës.

Madje Haradinaj ka treguar se me këtë këngë edhe i zgjonte ushtarët.

“Për ata që duan me ditë pse këndoj. Unë këngën e kam filluar në luftë. Nuk e di a prej frikës a prej trimërisë, por në luftë e kam fillu. Para lufte nuk kam këndu kurrë, në luftë nuk kem pas trumpetë, një alarm, që me na thënë zgjohuni edhe ka qenë kënga kah po shkon moj zanë. Krejt ushtarët e kanë pas mërzi këtë këngë, kur u këndu nëpër vendet ku kanë flejtë ata, ka qenë shumë e tmerrshme me pa, unë nuk kam thanë çohuni, por Kah po shkon moj zanë…”, kishte deklaruar Haradinaj.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Andrea Bonafade, me profesion topograf, është identiteti që kishte zgjedhur…