Rrëfimi i të mbijetuarit të masakrës së Reçakut

17 janar 2023 | 08:26

I mbijetuari i Masakrës së Reçakut, Albert Imeri, ka rrëfyer historinë e tij se si ka mbijetuar nga forcat serbe.

Imeri tregon se atëbotë ishte vëtëm 16 vjeç, dhe pasi e nxjerrin serbët jashtë ku ishte i strehuar më gratë dhe fëmijët, për ta vrarë më vonë.

Ai tregon së si ishte fshehur nga sytë e armikut kthehet në shtëpi ku po që qëndronte, dhe që ishte e suksesshme, pasi mbijetoi.

“Më 15 janar kanë filluar luftimet, dhe jemi strehuar te shtëpia Sadik Osmani aty kemi qëndruar rreth 30 persona. Aty kemi qëndruar nën zhurmën e gjuajtjeve, pasi janë vrarë, dhe dëshmorët që kanë që në në mbrojte të civilë, kanë ardh serbet dhe na kanë nda burra dhe gra. Unë kam qenë vetëm 16 vjeç, kur jam dal para shtëpisë, dhe i kamë civilët të tjerë që po rriheshin nga serbet, dhe në atë momente jam kthyer prapë ku kanë qëndruar gratë. Për fat të mirë nuk më kanë vrejt që jam kthyer, dhe jam fshehur, ata i kanë marrë dhe i kanë dërgu të kodra ku i kanë masakruar”, ka treguar Imeri.

Imeri shtoi së pas disa momenteve, ata persona janë masakruar nga forcat serbe .

Ai gjithashtu ka treguar rastin, ku forcat serbe kanë vrarë një të moshuar, dhe e kanë marrë trupin e saj dhe deri më tash trupi i saj është i zhdukur.

Imeri tregoi rastin kur sheh një të moshuar, i cili ishte i masakruar nga forcat serbe, të cilit ia kishin nxjerrë sytë paramilitarët serbë dhe aty pranë trupit të vdekur kishte qëndruar, Imer, rreth 30 minuta, e pastaj e ka bartur brenda shtëpisë, për t’ia ruajtur trupin nga qentë.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, e…