Trepça ’89 prezanton Gentrit Dumanin

17 janar 2023 | 11:33

Trepça ’89 ka transferuar mbrojtësin e majtë Gentrit Dumani. Dumani bashkohet me klubin mitrovicas pas një aventure të shkurtër së fundmi te Prishtina ku qëndroi për gjashtë muaj.

Hapësirat e pakta në formacion bën që mbrojtësi anësorë të largohet nga kryeqyteti dhe karrierën ta vazhdoj në “Riza Lushta”.

“Gentrit Dumani i u bashkohet familjes bardhëegjelbërt. Dumani luan pozitën e mbrojtësit të majtë dhe ka një karrierë të pasur në futbollin kosovar, ai ka luajtur në ekipe të ndryshme si KF Flamurtari, KF Drenica, KF Malisheva dhe së fundmi ishte pjesë e FC Prishtinës”, thuhet në njoftimin e 89-shit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) në partneritet me konsorciumin e…