Krasniqi do të marrë pjesë në punëtorinë e NBA Junior League në Paris

17 janar 2023 | 13:25

Drejtori Teknik i Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK), Arben Krasniqi më 18-19 janar do të marrë pjesë në punëtorinë (Workshop) e NBA Junior League, që do të mbahet në Paris të Francës.

Në këtë punëtori do të marrin pjesë përfaqësues nga 50 shtete, ndërsa Krasniqi do të përfaqësojë FBK-në dhe Kosovën në këtë ngjarje shumë të rëndësishme. Ndër temat kryesore është përmirësimi i programit të Junior NBA Ligës në federatat përkatëse dhe zhvillimin e kësaj lige në vendet ku mbahet.

Gjithashtu do të ligjërohet për rritjen dhe masivizimin e basketbollit nëpërmjet JR NBA Ligës. Kosova nga viti i kaluar është pjesë e kësaj lige ku kanë marrë pjesë 30 shkolla fillore, që ishin ndarë në dy konferenca, ndërsa më pas u zhvillua Final 4, për të përcaktuar kampionin, kurse së shpejti do të fillojë edhe edicioni i ri në Kosovë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Reperi Getinjo në Prime-in e mbrëmshëm u largua me vetë…