Ministri Peci: Mbetem i përkushtuar në luftimin e korrupsionit
Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci ka përshëndetur organet e drejtësisë për arrestimin e dy të dyshuarve të hënën, të cilët pretendohet se morën para në emër të zyrtarëve të Ministrisë së Bujqësisë dhe u premtuan dy aplikuesve se do të shtyjnë para në listë e përfituesve të granteve.
Të dyshuarit janë kapur në flagrancë nga Policia e Kosovës.
Ministri Peci ka theksuar se veprimet e ndërmarra nga organet e rendit dhe të drejtësisë janë një shembull i mirë në luftimin e dukurive të tilla.
“Mbetem i përkushtuar në luftën kundër tentativave të tilla, krimit dhe korrupsionit. I falënderoj bujqit tanë për bashkëpunim dhe ndarje të informacioneve me ne dhe organet e rendit, si dhe i inkurajojmë ata që edhe në të ardhmen t’i denoncojnë parregullsitë dhe tentativat e tilla negative”, tha me këtë rast ministri Faton Peci.