Drita mori pjesë në seminarin ‘TransferRoom’

17 janar 2023 | 14:29

FC Drita ka njoftuar se ishte pjesëmarrëse në samitin virtual të “TransferRoom” në mesin e 400 klubeve evropiane.

Në këtë seminar mori pjesë menaxheri i klubit, Jetmir Salihu. Sipas njoftimit nga klubi gjilanas, kjo ishte mënyrë e mirë e shkëmbimit të përvojave për të zgjeruar bashkëpunimin dhe për t’u lidhur me klube të ndryshme. FC Drita ishte i vetmi klub pjesëmarrës nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi.

“Nga klubi jonë mori pjesë menaxheri i klubit, Jetmir Salihu në Samitin e TransferRoom, e cila është mënyrë e mirë e shkëmbimit të përvojave për të zgjeruar bashkëpunimin dhe për t’u lidhur me klube të ndryshme. Kjo platformë ndihmon për të promovuar e ofruar lojtarë në treg dhe sigurisht pjesëmarrje të tilla janë të mirëseardhura për klubin tonë”, thuhet në njoftimin e skuadrës gjilanase.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu, ka thënë se 555…