Nesër mbahet konferenca përgatitore për gjykimin e liderëve të UÇK-së

17 janar 2023 | 15:06

Gjykata Speciale në Hagë ka bërë me dije se nesër (e mërkurë) do të mbahet konferenca përgatitore për gjykimin në çështjen Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

“Siç ishte paralajmëruar gjatë konferencës së fundit për ecurinë e çështjes, Trupi Gjykues II ka caktuar konferencën përgatitore për gjykimin në çështjen kundër Thaçit, Veselit, Selimit dhe Krasniqit më 18 janar në ora 09:30”, është thënë në njoftimin e Gjykatës Speciale.

Liderët e UÇK-së janë duke u mbajtur në qendrën e paraburgimit në Hagë që nga nëntori i vitit 2020.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK)  ka shprehur ngushëllime për ndarjen…