Kryetari i Rahovecit lavdëron punën e kryeministrit Haradinaj

25 korrik 2018 | 11:42

Qeveria e Kosovës ka marrë dje vendim që të ndihmohen fermerët e dëmtuar nga breshëri dhe vërshimet.

Po ashtu Qeveria ka marrë vendim që të fillojë procedurat për formim të fondit të veçantë për kompensim edhe për vitin 2019.

Kryetari i Komunë së Rahovecit, Smajl Latifi, ka thënë se ky është vendim shumë i rëndësishëm për fermerët e vyeshëm të komunës sonë. “Kosova çdo ditë po ndryshon për mirë, sepse ka një Qeveri që i kryen punët e veta. Faleminderit kryeministër për përgjigje pozitive ndaj raportit të dëmeve dhe kërkesës së drejtuar nga komuna e Rahovecit”, ka shkruar në llogarinë e vet në “Facebook” kryetari i komunës së Rahovecit, Smajl Latifi.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në kuadër të ciklit të dëgjimeve buxhetore, kanë vazhduar edhe…