Tahiri kërkon shkarkimin e ministres Rozeta Hajdari

18 janar 2023 | 11:38

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri në seancën e parë të vitit 2023 ka thënë se PDK-ja nuk do ta votojë Projektligjin për sigurinë e përgjithshme të produkteve përderisa ai prezantohet nga një ministre e dënuar nga gjykata. Madje Tahiri i PDK-së ka kërkuar shkarkimin e ministres Rozeta Hajdari.

Ministrja Hajdari është dënuar me gjobë prej 700 eurosh nga Gjykata Themelore në Prishtinë për shkak të mosdeklarimit të pasurisë për vitin 2020 brenda afatit ligjor.

“Sa i përket shqyrtimit të këtij projektligji, ai është mjaft i rëndësishëm, por që u prezantua nga një ministre që është e dënuar për fshehje të pasurisë. Kjo e bën të cenueshëm këtë ligj. Për ne është e papranueshme të vazhdojë të rrijë në sallë një person i cili e fsheh pasurinë”, ka deklaruar Tahiri.

“Asnjëherë në Kuvend nuk ka pasur ministër që ka qenë në detyrë dhe që ka qenë i dënuar për mosdeklarim të pasurisë. Këtë standard po e vendos Qeveria Kurti. Ju kërkoj të bëni presion tek kryeministri që kjo ministre të shkarkohet”, ka shtuar Tahiri.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Partia Socialdemokrate (PSD) e cila drejtohet nga Dardan Molliqaj ka…