Daka: Zgjedhjet në Kosovë kushtuan mbi 16 milionë euro

25 korrik 2018 | 12:30

Komisioni për Buxhet dhe Financa ka shqyrtuar Raportin vjetor financiar të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) për vitin 2017.

Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka, ka bërë me dije para anëtarëve të Komisionit për Buxhet dhe Financa se zgjedhjet e vitit të kaluar kanë pasur një kosto prej mbi 16 milionë euro.

Ajo ka thënë se për vitin 2017 KQZ-së i janë ndarë 11 milionë e 613 mijë euro.

“KQZ-ja ka organizuar zgjedhjet e parakohshme dhe ne kemi kërkuar nga Qeveria që të na ndajë buxhet shtesë dhe na është ndarë buxhet në shumën 3 milionë euro. Pra, buxheti përfundimtar ka qenë mbi 16 milionë euro apo 2.2 euro për një votues. Për rivotim në Istog kostoja ishte 7 milionë e 824 mijë euro, kurse për votues 3.71 euro”, ka thënë Daka.

Në këtë kontekst, Daka ka thënë se zgjedhjet lokale ishin më të shtrenjta se ato qendrore, për shkak të raundit të dytë dhe Istogut.

/Epoka e re/ A.Mavraj/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini, Sporte, Inovacion dhe…