Planet për atentat ndaj anëtarëve të LDK-së, Zemaj: Me ditë që janë të VV-së, i shkoj te dera Albin Kurtit

19 janar 2023 | 09:48

Kryetari i Lidhjes Demokratike e Kosovës, Lumir Abdixhiku dhe deputetët, Arben Gashi, Avdullah Hoti dhe Armend Zemaj dyshohet se janë kërcënuar dhe ndaj tyre është planifikuar atentat, që sipas informacioneve të para lidhet me motive politike.

Lidhur me këtë, është deklaruar mbrëmë deputeti Armend Zemaj, i cili ka thënë se janë në pritje të verifikimeve nga organet e sigurisë së Kosovës.

Ai madje ka përmendur edhe eksponentët e VV-së, për të cilët thotë se po ta dijë nëse janë të përfshirë në një mënyrë në këtë atentat, do të ju shkoj te dera e shtëpisë.

“Kemi pranuar informacion, të bazuar. Por, informacioni së pari është përcjell në organet hetimore, pastaj te Policia e Kosovës. Nuk di më shumë për besë. Për mua dukej fatkeqësisht normale, duke u nisur prej asaj çfarë kemi kaluar si familje. Te shohim çfarë po prodhon e nesërmja. Potencialisht si ideologji mund të jenë të ndërlidhur me VV-në. Me ditë që janë në VV i shkoj te dera kryetarit të VV-së ose të asaj partie, se kam dert atë punë. Nëse ata munden me pas ndikim. Te shohim çfarë po thonë policia dhe partnerët tjerë që kanë informacione. Është tepër e ultë me bisedu, dhe më e poshtër me dëgju që një shqiptar e dëshiron eliminimin.”, tha tutje Zemaj në Kanal10.

Ndryshe, nga Policia deklaruan për Sinjalin se janë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme policore lidhur me rastin në fjalë, teksa rasti u konfirmuar edhe nga partia.

Por si u zbulua rasti dhe kush është i dyshuari?

Sinjali mëson se kërcënimi ndaj kryetarit të LDK-së dhe deputetëve është zbuluar nga Shërbimi Sekret i Gjermanisë dhe i dyshuari është shqiptar.

Edhe deputeti nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Kujtim Shala, ka konfirmuar planin për atentat ndaj kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku.

Shala nuk ka dhënë emrat e deputetëve që ishin pjesë e kësaj liste për atentat, që sipas tij, po përgatitej nga dy organizata dhe ka të bëjë me atak politik ndaj LDK-së si kundërshtar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Ministrinë e Punëve të Brendshme u mbajt ceremonia e…