Ministrja Haxhiu në Qendrën Korrektuese në Lipjan, certifikohen pesë gra në punimet e filigranit

19 janar 2023 | 13:30

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka vizituar Qendrën Korrektuese në Lipjan, me rastin e ceremonisë së certifikimit të pesë grave në punimet e filigranit.

“Qëllimi parësor i institucioneve korrektuese është rehabilitimi i qytetarëve që janë në konflikt me ligjin prandaj certifikimi i grave sot është dëshmi se ky qëllim për rehabilitim dhe aftësim është një hap më shumë drejt përmbushjes së tij”, ka thënë Haxhiu.

Ajo ka theksuar se këto trajnime do t’ju ndihmojnë grave që të aftësohen profesionalisht si gjatë kohës brenda në institucion, ashtu edhe pas përfundimit të dënimeve më vonë.

“Gratë e dëshmojnë që janë punëtore në çfarëdo ambienti kudo që ato ndodhen. Faleminderit organizatës HELP për mbështetjen”, ka shkruar Haxhiu në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në mesjavë u zhvillua xhiroja e gjashtë e Ligës Unike…