Konjufca: Mendimi im dhe i kryeministrit është se Ivanoviqi është kriminel

19 janar 2023 | 12:16

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka thënë se video-mesazhi i kryeministrit Albin Kurti në 5-vjetorin e vrasjes së politikanit serb, Oliver Ivanoviq, nuk e ka ndryshuar qëndrimin e tij dhe të Kurtit për Ivanoviqin.

Konjufca ka përsëritur se Ivanoniqi është kualifikuar si kriminel nga drejtësia në Kosovës, dhe si i tillë konsiderohet edhe nga ai, edhe nga Kurti.

“Mendimi im edhe i kryeministrit është i njëjti. Ai që ka qenë gjithmonë. Nuk mund ta ndryshojë biografinë politike të tij, të gjitha dëmet që i janë shkaktuar popullit tonë është evidente. Ai është dënuar. E kemi quajtur haptas me emrin që i përket një njeriu që përbën veprime të tilla. Është kualifikuar me kategorinë e kriminelit. Ky është edhe mendimi jonë. Po po, kriminel, pa kurrfarë dyshimi. Ne e kemi thënë më përpara se sa ta vendoste gjyqësia këtë çështje. Nuk po kuptoj pse po humbim kohë për këtë”, ka thënë Konjufca para deputetëve të enjten.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është duke qëndruar në Zvicër,…