Murati: Me nismën për tërheqjen e 30 përqindëshit po synohet të shkatërrohet sistemi pensional

19 janar 2023 | 13:06

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka thënë se me iniciativën për tërheqjen e 30 për qind të mjeteve nga Trusti, po tentohet që të shkatërrohet sistemi pensional.

Sipas Muratit, me këtë nismë po synohet që të shkatërrohet ky sistem dhe të kalohet në sistemin ku kontribuon gjenerata për gjeneratë.

“Çka po synohet me këtë nismë, është shkatërrimi i sistemit pensional se kjo tashmë edhe është thënë nga deputetë të opozitës. Pra synimi është që të merren këto 30 për qind dhe pastaj edhe 30 të tjera dhe të shkatërrohet si sistem, dhe të kalojmë në sistemin ku kontribuon gjenerata për gjeneratë. Pra, gjeneratat aktuale që kanë kontribuar duhet me vazhduar me kontribuar edhe për gjeneratat e tjerë, duhet me paguar dyfish kushdo që ka paguar në Trust, për shkak se dikujt iu ka tek me e shkatërruar sistemin”, ka deklaruar Murati.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministrja e Arsimit dhe Sportit e Shqipërisë, Evis Kushi, të…