PSG-ja ishte e gatshme ta shesë Mbappen te Liverpooli

19 janar 2023 | 15:39

Ylli i Paris Saint-Germain, Kylian Mbappe pati mundësinë të largohej nga klubi verën e kaluar. Sulmuesi francez ishte shumë i lidhur me një transferim të lirë në Real Madrid.

Megjithatë, parisienët ishin të gatshëm të shisnin Mbappe vetëm te gjigantët e Ligës Premier, Liverpool. Përfundimisht Mbappe nënshkroi një kontratë të re me PSG-në për dy vite të tjera dhe fitime marramendëse.

Sipas “The Athletic”, Liverpooli është skuadra e vetme për të cilën ai mund të ishte larguar derisa ishte ende nën kontratë me PSG-në. Mbappe ka deklaruar prej kohësh dëshirën e tij për të luajtur për Real Madridin një ditë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria Rajonale e Policisë Kufitare Perëndimi…