Reshjet e mëdha të shiut, kryetari Bedri Hamza monitoron situatën në terren

19 janar 2023 | 15:49

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Bedri Hamza së bashku me nënkryetarin e komunës, Arian Tahiri si dhe drejtorët komunal kanë përcjellë nga afër situatën e krijuar nga reshjet e shiut.

Me këtë rast, kryetari Hamza ka bërë të ditur se për momentin gjendja është e menaxhueshme deri në një masë, ndërkohë që komuna ka mobilizuar të gjithë operatorët dhe ka ngritur kapacitetet e saj në tejkalimin e kësaj situate.

“Brenda kapaciteteve tona jemi duke i marrë të gjitha masat e nevojshme, ku kemi mobilizuar të gjithë operatorët e nevojshëm dhe së bashku me ta jemi në terren. Reshjet e dendura kanë bërë që niveli i ujit në lumenjtë e qytetit të Mitrovicës të rritet dhe kjo ka shkaktuar një situatë serioze prandaj jemi duke e vëzhguar situatën nga afër”, është shprehur kryetari Hamza.

Më tutje, kryetari Hamza ka apeluar tek qytetarët për kujdes të shtuar për shkak të reshurave të shiut që kanë përfshirë komunën tonë, ku niveli i ujit përgjatë lumenjve është rritur, mirëpo ne do të jemi në teren bashkë me ekipet emergjente deri në uljen e të reshurave dhe për të ndërhyrë në zonat më kritike.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Skuadra kryesuese e Superligës së Kosovës në futboll, Drita e…