Dardan Molliqaj: Kjo qeveri e këta deputetë s’kanë alternativë për krizën

19 janar 2023 | 19:56

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, ka thënë se praktika e tërheqjes së parave nga trusti nuk është e duhur.

Sipas tij, ajo është politikë problematike dhe mirë që nuk kaloi.

“Por kjo qeveri e këta deputetë s’kanë alternativë për krizën. Këta mobilizohen vetëm për vota Kundër në çdo iniciativë që nuk vjen prej tyre. Ata lanë mësuesit pa rroga, veç për me i luftu sindikatat. Ata i kanë lënë veteranët e UÇK-së pa fonde e pa proteza për invalidët. Sepse i konsiderojnë kundërshtarë. Ata nuk po e tregojnë as koeficientin e pagave për 80.000 nëpunës publikë”, ka shkruar Molliqaj në “Facebook”.

Ai ka thënë se kjo qeveri e shtrenjtoi edhe rrymën për qytetarët.

“Ata e shtrenjtuan rrymën për qytetarët e jo për bizneset. Këta e rrisin buxhetin e shtetit përmes inflacionit që po i gërryen familjet edhe ashtu të varfëra. E atë buxhet as nuk e shpenzojnë. Këta pamundësojnë stazhin e punës për pensionistët të cilët u përjashtuan nga puna në vitet e 90′. Kështu lënë rreth 10.000 pensionistë me të ardhura më të ulëta sesa i meritojnë. Këta nuk kanë zgjidhje. Këta duan të na disiplinojnë”, ka shkruar Molliqaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruan: Fadil Maloku (Ja një ad hoc analizë, për dukurinë…