Raportimet për atentat, reagon Haradinaj: Plasimi i informatave të tilla në publik është gabim

19 janar 2023 | 22:41

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka vlerësuar se është gabim nxjerrja në publik i informatave për mundësinë e atentateve ndaj politikanëve të partive opozitare në Kosovë.

Haradinaj, tha se edhe ai dhe pjesëtarë të partisë së tij, më herët janë kërcënuar me jetë, por nuk i kanë bërë publike, sipas tij me këto çështje duhet të merren organet e rendit.

Por ai ka theksuar se çdo informacion duhet të trajtohet me seriozitet nga organet e drejtësisë në Kosovë.

“Sa më përket mua dhe AAK-së, e kam princip që të mos i diskutoj në publik, natyrat e këtilla, mundem të them se në periudha të caktuara, ju kemi ekspozu kërcënimeve të caktuara. Dikur janë bërë publike nga organet e rendit”, ka thënë ai.

“Për mua është gabim, nxjerrja në publik, në fazë të hershme nëse ka informacione të tilla, sepse dëmtohen hetimet i krimit, krijohet ndjenjë jo e mirë, kur kemi problem të tjera. Po përsëritet situatat kur një temë e ka mbulu tjetër”, ka vijuar Haradinaj.

Haradinaj i bëri këto komente i bëri pas raportimeve se politkanëve të partive opozitare u është planifikuar atentat.

Ndër ta ishte, Lumir Abdixhiku, Memli Krasniqi dhe disa deputetëve të tjerë nga LDK dhe PDK.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Barcelona ka arritur një fitore të thellë 5-0 ndaj Ceutës…