Reali kualifikohet me përmbysje ndaj Villareal

19 janar 2023 | 22:59

Real Madrid vuan në 1/8 e Copa Del Rey, por kualifikohet më tej pas fitores 2-3 me përmbysje ndaj Villareal.

Pjesa e parë ishte katastrofale për Los Blancos, të cilët pësuan dy gola. Fillimisht ishte Capoue që tregoi se skuadra e verdhë kishte synim kualifikimin, me golin e tij në minutën e katërt. Më pas, në minutën e 43-të, Chukwueze S. i dha goditjen e dytë madrilenëve.

Ekipi i Ancelotti u zgjua në fillimin e fraksionit të dytë dhe hapi llogaritë me Vini JR. Militao vendosi ekuilibrat, në të 69-tën. Kualifikimi për në fazën tjetër do vinte falë Ceballos, me golin e tij në fund.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një Juventus që nuk bind por që fiton. Bardhezinjtë kanë…