Pesë emisarët mbërrijnë në Qeveri për takimin me Kurtin

20 janar 2023 | 10:16

Pesë diplomatë të lartë sot kanë mbërritur në Qeverinë e Kosovës.

Me qëllim të intensifikimit të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, pesë zyrtarët e lartë të Bashkimit Evropian dhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës po qëndrojnë në Prishtinë.

I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialog, Mirosllav Lajçak, do të jetë i shoqëruar nga emisari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, i dërguari i posaçëm i Francës, Emmanuel Bonne, ai i Gjermanisë, Jens Plotner, dhe Francesco Talo, këshilltar i kryeministres së Italisë.

Në Prishtinë ata do të takohen me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, ndërsa në Beograd me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Disa qytete në Kosovë janë duke u përballur me vërshime…