Ballkani konfirmon largimin e dy futbollistëve

20 janar 2023 | 11:25

Kampionia e Kosovës në futboll, Ballkani po vazhdon ndryshime para fillimit të sezonit pranveror. Klubi suharekas ka njoftuar se janë larguar edhe dy futbollistë.

Bëhet fjalë për dy futbollistët e huaj, Dejan Zarubica dhe Lucas Cardoso.

“Klubi i falënderon për kontributin duke ju dëshiruar suksese në vazhdim te karrierës”, thuhet në njoftimin e Ballkanit.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të premten dhe të shtunën zhvillohen tri ndeshjet e xhiros…