Bundesliga rikthehet me ndeshjen Leipzig – Bayern

20 janar 2023 | 12:53

Bundesliga gjermane i rikthehet aksionit sot pas një pushimi të konsiderueshëm dimëror, me vetëm një ndeshje e cila do ta hap xhiron e 16 të këtij edicioni.

Me fillim nga ora 20:30 stadiumi “Red Bull Arena” do të jetë nikoqir i përballjes tejet interesante mes RB Leipzigut dhe Bayern Munichut, raporton lajmi.net.

Në xhiron e fundit të zhvilluar në muajin nëntor të vitit që lamë pas, të dy skuadrat arkëtuan pikët e plota pasi që Bayerni e mposhti Schalken 2:0, kurse Leipzigu shënoi fitore të ngushtë 2:1 kundër Werder Bremenit.

Momentalisht, të dy skuadrat i ndajnë gjashtë pikë në tabelë, ku Bayerni zë vendin e parë me 34 pikë, krahas Leipzigut që renditet i treti me 28 pikë. 20:30 RB Leipzig – Bayern Munchen (Stadiumi Red Bull Arena).

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj,…